Rozë

Amosi për Luizin: Doja t’ju tregoja gjithë Shqiptarëve se kjo shtëpi mund të ishte pa atë

Gjatë Prime u fol për situatën e mbylljes së Luizit dhe Efit. Efi tha që falënderon ata që e nxorën dhe është shumë e mërzitur për ata që votuan jo, sidomos Amos pasi ajo i kishte treguar shqetësimin që i krijohet kur rri e mbyllur.

Amosi tha se Efi ishte thjesht dëm kolateral, doja t’u tregoja Shqiptarëve që kjo shtëpi mund të ketë ngjarje e po ashtu të jetë interesante pa Luizin, tha Amos.

Efi shumë e ìrrituar i tha që në pikën e lojës, unë shikoj humanët, nëse Luizi është i keq ju po bëheni akoma më të keq, bëni ju pra diferencën, tha Efi.

Big Brother është bërë spektakli më i ndjekur këtë vit në Shqipëri, duke e kthyer Luizin si personazhin më të ndjekur. Ai ka marrë përmasat e një fenomeni. Njerëzit e duan.

Dinamikat janë të ngjeshura dhe duket se në shtëpi duket sikur janë krijuar dy grupe, të cilët janë vënë njëri kundër tjetrit.

Cmimi final ngelet i pasigurt sepse një rregull i ri i Vëllait të Madh, i jep të drejtën këtij të fundit të shkurtojë çmimin final për thyerje rregullash nga banorët.

MË TË LEXUARAT

To Top