Debati i krijuar mes Kristit dhe Deas, lidhur me “flirtin” që kjo e fundit kishte bërë me të, u hap sërish si temë diskutimi mes banorëve.
Dea tha se nuk e kupton dot sesi mund të ngacmojë njeriu deri në këtë pikë, sa t’i thotë dikujt që ka fliruar, kur në të vërtetë nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Duke folur me Bledin dhe banorët e tjerë, ajo tha se do flirtojë vërtetë me Kristin, derisa ai të bëhët “fl akë” i kuq.
Nga ana tjetër, Kiara u shpreh se Kristi ka mungesë vetbesimi, pasi në fillimet e raportit mes saj dhe Luizit, Kristi i tha asaj se Luizi nuk di ta bëjë për vete atë. Kiara shtoi se Kristi i kishte thënë që nëse do ishte ai në vend të Luizit, do ishte sjellë ndryshe.
Nderkohe “Burg.sja” duket se po kalohet me sportivitet nga Olta. Ajo nuk i ka ndalur në asnjë moment ironitë dhe batutat me Luizin.
Olta i tha Luizit se paska qenë duke v.ekur për një nuse dhe se dashuria po i prish atij lojën që kishte nisur. Sipas Luizit, ai nuk ka çfarë të bëjë sepse vërtetë e dashuron atë vajzë, ndërsa Olta i tha se nëse vërtetë është kaq i dashurur me Kiarën, ta marrë për dore dhe të largohet bashkë me të.