Ana Kauri, e cila ishte pjesë e Për’puthen gjatë sezonit të kaluar ishte e ftuar në “E diell” në rubrikën “Hëna dhe dielli”. Ajo tregoi historinë e sikletshme gjatë adoleshencës, kur donte të qëndronte në internet më shumë se sa e lejonin prindërit.
Ana Kauri: Kam qenë në shkollë të mesme dhe mami në atë kohë nuk më linte më shumë se 30 minuta përpara kompjuterit. Kur shkonte në punë, e fshihte aparatin e internetit. Unë e kisha zbuluar se ku e linte dhe sa herë që ikte, e vendosja dhe rrija në kompjuter. Një ditë ka ardhur nga puna më shpejt dhe nga nxitimi për të fshehur aparatin, jam rrëzuar shumë keq dhe sot e kësaj dite kam akoma një shenjë.
Më pas zbuloi dhuratën më të shtrenjtë që i ka bërë i dashuri aktual që është një varëse me vlerë 1500 euro.
Ndër të tjera, Ana tregoi se do të realizonte një set fotografik n udo nëse pagesa do të shkonte për një kauzë bamirësie tek e cila beson shumë.