Emisionin Prime të kaluar, një situatë e paprecedente ndodhi në studio, pati përplasje të forta mes Edit dhe Arjonit, të dy djemtë me të cilën Ana kishte pasur takime në emision.
Mirëpo, në një moment të caktuar situata doli nga kontrolli, dhe Ana la studion. Prive kupton që Ana dhe Edi mungojnë sonte në “Për’puthen” për t’u qetësuar nga të gjitha turbullirat që u shkaktuan brenda studios.
Sipas burimeve, nuk është akoma e qartë nëse ata do të vazhdojnë të jenë në program, por kjo mbetet të shihet në ditët në vijim.