Bleron Baraliu, analist politik, ka thënë se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përpara përfundimit të mandatit të tij si kryeministër do ta bëjë bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Baraliu këto deklarime i ka bërë në emisionin ‘Pressing’, teksa ka thënë se nuk beson se do ta arrijë një marrëveshje diplomatike mes Kosovës dhe Serbisë.
“Për 18 muj ka me e ba Albin Kurti bashkimin kombëtar. Nuk besoj që Albini ka me lëviz në qëndrimet e tyre. SHBA kanë me ndjekë interesin e tyre”, deklaroi ai.
Ndërkaq, opinionisti Thaçi është shprehur i bindur se mbi 90 për qind e qytetarëve e përkrahin idenë e bashkimit kombëtar.