Dy protagonistët e emisionit “Për’puthen”, Tea dhe Andi vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave romantike ndaj njëri-tjetrit.
Së fundmi, Andi ishte i ftuar në ‘Live From Tirana’, ku foli për jetën e tij private dhe lajmi të cilin ai dha, pa dyshim që do t’i gëzojë fansat e tij dhe të Teas.
Ai u shpreh se, marrëdhënia e tyre edhe jashtë kamerave është në rrugën e duhur, ndërsa i pyetur nëse i kanë ndërruar akoma nishanet, Andi e mohoi një gjë të tillë por së shpejti edhe mund të ndodh.
”Jo, nishanet nuk i kemi shkëmbyer akoma, por do t’i shkëmbejmë së shpejti!”, – është përgjigjur Andi i pyetur nëse i kanë ndërruar akoma nishanet.