Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan ka qenë Melisa Lleshi e cila foli për pjesëmarrjen e saj në “Dance Albania” dhe për profesionin që ka zgjedhur si mjeke.
Ajo shprehet se dëshiron të bëhet një mjeke ligjore dhe e ka zgjedhur këtë profesion, sepse jeta e saj në televizon apo shoëbizz nuk do të zgjasë për gjithë jetën. Ajo e mendon këtë profesion pasi të bëhet familjare dhe të ketë një jetë të qetë, Por për jetën e saj private ajo ka ngurruar të përgjigjet duke ngritur disa dyshime.
Orinda Huta: Melisa, po përjeton një histori dashurie tani, apo është vetëm histori dashurie me televizionin?
Melisa Lleshi: Unë kam vendosur që për pjesën private timen, pjesën sentimentale dua të them as po as të them jo, thjesht jam mirë.