Lajme

Andi Lila e përzuri nga fusha, reagon Kryebashkiaku: Në një moment tjetër do të kishte….

Kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali reagon pas in ci dentit me futbollistin Andi Lila, i cili i përzu nga fusha e futbollit në këtë qytet, gjatë realizimit të një interviste.

Andi Lila garon për deputet në listat e PD-së në Kavajë - Gazeta Mapo

Krali thotë se Lila mund të kishte komunikuar me institucionin përkatës përpara intervistës, për të shmangur çdo përplasje, ndërsa pranon kontributin e futbollistit kavajas, tashmë kandidat për deputet i PD-së, për qytetin që e ka shpallur edhe “Qytetar Nderi”.

Krali shkruan se talentet e reja të Kavajës kanë nevojë për stërvitje strikte dhe jo “shpërqëndrim”. Ai ironizon duke thënë se:

Bashkia Kavajë në të cilën kam nderin të shërbej si Kryetar i saj, është e çdo qytetari, pa dallim bindjesh e ngjyrash e aq më pak ambiciesh politike. Andi Lila është qytetar nderi për të gjithë kontributin që ka dhënë për futbollin, aq më tepër në një qytet kaq dashamirës ndaj sportit siç është qyteti jonë. Andi Lila gjithashtu, e di fort mirë që në një ambient ku të rinjtë tanë sot stërviten për të qenë nesër në lartësinë e tij në karrierën që kanë zgjedhur, kanë nevojë për motivim, mbështetje, regjim strikt dhe absolutisht jo “shpërqëndrim”. Pikërisht në ndihmë të kësaj llogjike futen Institucionet përkatëse. Fusha vërtet është e çdo qytetari, jo vetëm e atyre që janë rritur e formuar në të, por funksioni i saj prioritar është stërvitja e fëmijëve. Në çdo moment tjetër, mjafton një komunikim fare i thjeshtë me Institucionin përkatës, në rastin konkret “Drejtoria e Sporteve”, për të koordinuar dhe shmangur çdo polemike të panevojshme duke marr për të mirëqenë që në fund të ditës, ajo që të dyja palët duan, është e mira e “talenteve” të reja.

Kur Donadoni më thërriste Ajnshtajn”, Andi Lila zbulon të fshehtat e  Greqisë, Tiranës dhe Parmës (E PLOTË)

MË TË LEXUARAT

To Top