Jasmina e ftuar sot në “Big Talk” në Klan Kosova, reagoi për herë të parë pas deklaratave që Andi ka bërë për të në “Big Brother Kosova”.
Jasmina e paralajmëroi ish-partnerin mos të flasë më për të dhe u shpreh e prekur nga komentet e tij. Gjatë bisedës, moderatorja Elita Rudi e pyeti edhe për Gresën, banoren me të cilën Andi ka krijuar shumë afrimitet.
“Kush është kjo? Nuk e di kush është dhe nuk e kam ndjekur”, u përgjigj Jasmina.
Elita i tregoi se Andi dhe Gresa kanë patur shumë afrimitet dhe Jasmina menjëherë ndërhyri: “Atë punë ka ai. Do ta përdorë!”
“Ai e di që publiku do që ta shohë çift me dikë, po vepron ashtu siç bëri në Përputhen”, shtoi ajo.