Pas ndarjes së bujshme nga Andi duket se Jasmina ka gjetur qetësinë pranë një mashkulli tjetër dhe besojeni ose jo ai mund të jetë një ish-konkurrent i “Për’puthen”.
Bëhet fjalë për Alesandro Mehmetin, djaloshin që e kemi parë vazhdimisht në shoqëri të brunes simpatike.
Dyshimet janë hedhur prej kohësh pasi dyshia janë të pa ndarë madje kanë kaluar edhe pushimet bashkë. Edhe pse në një bisedë me ndjekësit Jasmina e mohoi lidhjen me të, duket se e ka pranuar në emisionin “Natën me Aulonën”, që do të transmetohet nesër.