Rozë

Antonela ia thotë troç Ilirit: Unë nuk do të lë ty të fitosh

Gjatë pasdites së sotme banorët e BBV ishin duke biseduar në oborr dhe duket se një debat ka filluar mes Ilirit dhe Antonelës.

Antonela dhe Claudio sqarohen - Big Brother Albania Vip - YouTube

Që pas daljes së Big Mamës mes dy banorëve debatet kanë qenë më të shpeshta. Kësaj radhe Antonela i është drejtuar Ilirit duke i thënë se edhe pse preket nuk do ja jape nderin ose shansin që ai ta shohë atë të prekur.

Iliri ka këmbëngulur se Antonela nuk ishte prekur nga situatat e fundit dhe jo sepse nuk po e tregonte këtë gje. “Unë nuk bëj viktimën dhe nuk të lë të fitosh” kanë qenë fjalët e Antonelës ku i kujtoi edhe njëher Ilirit debatin me Einxhel pasi sipas saj hapja e atij debate disa herë ka qënë vetëm për t’u viktimizuar.

Nderkohe, Big Mama e larguar tashmë nga Big Brother Vip pas një sherri me Antonelën, është shprehur së fundmi se nuk është penduar për vendimin e saj. Këngëtarja tha se Antonela është bërë e famshme nga asgjëja dhe se loja e saj në shtëpi është e shëmtuar.

“Unë e pranova ftesën me shumë dëshirë për të qenë në Big Brother, dhe gjatë gjithë kësaj eksperiencë që kam, ku kam qenë unë ka mbizotëruar atmosfera e mirë, por aq sa jam e mirë di dhe të jem shpërthyese si atë natë. Unë kur mbushet kupa nuk shoh, dhe e mendoj atë që them para se ta them, se gjithmonë frikësohem mos i hyj kujt në gjynah. Por nuk më erdhi keq që u largova se tregova që kam karakter dhe nuk e kthej vendimin tim.

Unë mendoj që gjuha ime ndaj Antonelës nuk ishte e fortë se ruajta etikën e tv-së. Mua më mjafton të më duan 1000 veta por kështu siç jam ama, nuk mund të lë dikë të shkelë atë që jam. Doja t’i tregoja ku e ka vendin. Ajo është e bërë famshme me asgjë. Unë jam futur me vonesë në Big Brother dhe për Antonelën kisha parë disa inserte të vogla ku nuk më ka pëlqyer por thashë ta njoh nga afër. I kisha thënë Antonelës Big Brother tre muaj do zgjasë më mirë të më kesh shoqe se sa të bësh gjëra vetëm për publikun jashtë”, u shpreh Big Mama.

Antonela pyet vajzat: A mendoni se dilni sot? - Big Brother Albania Vip -  YouTube

MË TË LEXUARAT

To Top