Rozë

Antonela sërish lëshon gojën në ”Big Brother”: Ai është mashkulli tipik që shkon pas b***ës së gruas

Antonela nuk përmbahet sërish në Big Brother Vip. Bukuroshja nga Shkodra ka rezerva këtë herë për Dj Dagz.Në bisedën e bërë me Beniadën, Antonela thekson se Arbri është nga ata djem që shkojnë pas b***ës së gruas.

Më shau” Antonela flet për Valonin - Big Brother Albania Vip - YouTube

“Nuk ka nevojë të më mësojë. E di pse? Ajo donte ta bënte të madhe prej Arbrit. I thashë që u ndjeva në faj kur ma the dhe kur më përmend prap nuk më pëlqen.

Më përmendi at punën e Dagz-it. Dhe Dag-zi, si ‘femër e dobët’, as mirëmëngjesi nuk thotë. As që më plas fare. Asht tipik nga ato meshkujt që i shkojnë pas bythës së gruas. Ma beso këtë që po të them.

Po ta jap këtë deklaratë pasi e kam vëzhguar mirë. Çfarëdo që thotë Einxhel, ai thotë po, është e vërtetë”, tha Antonela.

Beniada nga ana tjetër mundohet ta qetësojë Antonelën dhe të mos dalë kaq shpejt në përfundime. Antonela njihet si person shumë provokativë prandaj edhe ka shumë debate brenda shtëpisë.

Donaldi ishte ai i cili po i tregonte sot mbasdite Antonelës se të gjithë banorët po mendojnë se ajo ‘nxorri’ Big Mamën jashtë.

MË TË LEXUARAT

To Top