Anxhela Peristeri u shpall fituese e “Festivalit të Këngës” me këngën “Karma’. Fitorja e Anxhelës u komentua gjatë dhe u kontestua. Pati nga ata që nuk e konsideruan si një këngë të denjë për “Eurovision” e të tjerë që u shprehën se fitorja ishte vendosur paraprakisht.
Një ndër këngëtarët që doli hapur kundër Peristerit, ishte Enxhi Nasufi. Menjëherë pas fitores, Enxhi bëri një postim thumbues në rrjete sociale për kolegen e saj.
“Gëzuar Baftjar! Një kuriozitet kisha unë. Kush është miza dhe kush bleta? Herë tjetër futini ndonjë kurs aktrimi kur merrni çmimin se s’di. Shihemi në festivale të tjera.”- shkroi ajo.
Vetë Anxhela nuk preferoi t’ju përgjigjej kritikave pas marrjes së kupës dhe i vetmi postim që bëri në rrjete sociale ishte një shkrim falenderues për të gjithë ata që e mbështetën në këtë rrugëtim. Mirëpo kantautori Kledi Bahiti, që ka bërë muzikën dhe orkestrimin e “Karma” ju është kthyer sot ashpër të gjithë atyre që dolën kundër këngës së Anxhelës.
“Ata që s’kanë b***ë të rrinë në treg e që kanë bërë vetëm dy këngë gjithë jetën e tyre mos të na çajnë shumë fërnellën… po plakeni duke vjellë tangërllik dhe fodullëk për disa merita që kaq shumë i keni kërkuar, epo keq më vjen arti është hof të shof… respekte”, ka shkruar Kledi shoqëruar në fund me emojin e gishtit të mesit.