Rozë

Anxhela Peristeri pranon atë që mohojnë shumica e këngëtareve: Po unë e kam bërë

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi. Gjatë programit “Aldo Morning Show”, ajo pranoi se ka pasur raste që ka blerë klikime për këngët e saj.

Albania: Anxhela Peristeri releases revamped version of "Karma"

“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë”, ka theksuar Anxhela.

Më tej, këngëtarja shtoi se blerja e klikimeve është strategji marketingu.

“Duket sikur e shtyn këngën, e marketon. Nëse dikush e shikon këngën time me 300-400 klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë. Domethënë është një tip strategjie marketingu. Mendoj se kemi qenë më të lumtur atëherë kur nuk ekzistonte fare YouTube”, tha këngëtarja e njohur.

Anxhela Peristeri :: Biografia

MË TË LEXUARAT

To Top