51-vjeçari Mark Daka nga fshati Gurëz rezulton i zhd ukur prej rreth dhjetë ditësh. Lajmin e kanë dhënë të afërmit e tij, të cilët kanë thënë se 51 vjeçari Daka prej disa vitesh rezulton me pr obleme mendore.
Njëra nga motrat e tij me banim në Lushnjë e ka strehuar në banesën e saj 51 vjeçarin, ndërsa largohej prej andej pa lajmëruar.
Gjelosh Qerimi është njëri nga të afërmit e Markut i cili ka treguar se prej dy ditësh ka qëndruar në banesë në Gurëz, pasi prej disa vitesh ai ka humbur dhe nënën e tij dhe qëndrimi i vetëm ishte i pabesueshem për të afërmit, ndaj dhe motra e tij në Lushjë kujdesej për vëllain e saj Markun.
Gjelosh Qerimi ka thënë se dy ditë ka qëndruar në këtë banesë, dhe më pas ai është zhdu kur. Në dhomën ku ka qëndruar për dy ditë tregohet qartë se Mark Daka ishte i pavëtedijshëm, ndërsa figuron i zhd ukur prej afro dhjetë ditëve.