Familja katër anëtarëshe e Elion Rërzës në lagjen Drizë prane ish – azotikut në Fier jeton në kushte te varferise ekstreme. Në banesën e ndërtuar vetë në tokën private, por me lagështirë dhe orendi të falura nga te afermit e tyre jetojne dy femijet ndersa vajza e mitur me probleme shëndetësore sapo ka marr zgjidhje pas shumë analizave te kryera në Fier e Tiranë në laboratorë shtetërore dhe privatë.
Nga biseda me bashkëshortët Elion dhe Mariola mësojmë se ai ben perpjekje te vazhdueshme per te gjetur pune teksa me lot në sy kryefamiljari tregon se eshte shume e veshtire per te gjetur pune ne kete kohe krize.
Ngado hedh veshtrimin brenda banesës se amortizuar, çdo gjë eshte e akullt, ne tavane e mure ka shenja lagështire , ndersa jane të zhveshur nga atmosfera festive e nderrimit te viteve . Mariola tregon ne kulmin e deshperimit se shpeshherë kur djalin e dërgon në shkollë ai sheh shokët e vet që blejne gjëra , por ajo vete , nuk mundet ti ofroje asgje, teksa thekson se faturat e energjisë elektrike, ujësjellësit e detyrimet e tjera ndaj shtetit janë pa paguar prej muajsh tashme per shkak te pamundesise financiare.
“Bosh bufeja. Nuk kemi kushte, na pikon shtëpia, nuk kemi të ardhura, ka shumë lagështirë. Kemi kërkuar ndihmë të te afërmit. Bufe, tavolina, divanët i kemi nga të afermit.Burri here herë punon. Më shumë pa punë se nuk gjen, nuk ka punë. Nuk paguajmë as drita, as ujë. Nuk kemi ku ti gjejmë. Ne kërkojmë ndihmë nga shteti, të na rregullojë shtëpinë, që të mos pikojë, ndonjë ndihmë ekonomike, ndonjë punë“- tha gruaja.