Mësuesja dhe drejtoresha e shkollës 9-vjeçare Ali Dem, Dorina Kuka, pas b et ejës me tu m orin në gjoks, tashmë është ekz am inuar me masë tu morale në kokë.
Kuka është nisur drejt Italisë për një mjekim më të specializuar i cili do të kushtojë 140.000 euro. Për mësuesen është hapur dhe një llogari në “Gofundme”, në të cilën mund të kontrubuoni me aq sa mundeni për të mbledhur shumën për të cilën, 35 vjeçarja, nëna e dy fëmijëve ka nevojë për tu kuruar.
Ditën e sotme në një postim në rrjetet sociale, Kuka, ka falenderuar të gjithë ata persona të cilët e kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme në këto ditë të vështira për të, teksa ka theksuar se forca e saj për të mposhtur këtë sëmundje janë dy fëmijët e saj.