Rozë

Arbana as tek ‘Dua të të bëj të lumtur’, as ‘Big Brother’, ajo po rikthen emisionin më të dashur për shqiptarët

Arbana Osmani mbetet prej vitesh një nga moderatoret më të dashura për publikun e që ka drejtuar një sërë formatesh televizive shumë të suksesshme. Arbana për momentin po shijon pritjen e ëmbël dhe nuk dihet kur do t’i rikthehet ekranit, megjithatë po shqyrton idetë se me cilin program do të angazhohet kur të vijë koha e përshtatshme.

Pak ditë më parë e pyetur nga fansat Arbana pohoi se në kushtet e pandemisë, do të donte t’i rikthehej “Big Brotherit”, sesa “Dua të të bëj të lumtur”, pasi ky i fundit ka qenë mjaft i vështirë me masat anti Covid.

Ndërkohë publikut i janë shuar shpresat për “Big Brother”, pasi prej 3 vitesh është përfolur për rikthim e asgjë nuk ka ndodhur.

Ndërsa sot Arbana na riktheu pas në kohë në një nga programet më të dashur për shqiptarët “1001 pse”. Moderatorja publikoi një video tejet gazmore nga ky program dhe shkruajti se ka qenë ndër të preferuarit e saj.

“Sapo me derguan kete video dhe me risollen kujtime kaq te bukura me keta femije qe tani jane rritur aq shume saqe kur me hasin ndonjehere ne jeten e perditshme nuk i njoh. Ky program ka qene nje nga programet e mia me te dashur”, shkruan Arbana.

Nuk kanë munguar komentet që i kërkojnë moderatores të rikthehet me këtë program për fëmijë dhe vetë ajo nuk e ka përjashtuar si

MË TË LEXUARAT

To Top