Tashmë është konfirmuar që në Festivalin e Këngës do të performojnë edhe artistë që nuk janë konkurrentë, artistë shumë të dashur për publikun.
Ndër emrat që ka ngjallur më shumë interes është ai i Flori Mumajesit, pasi këngëtari është mjaft i rezervuar në daljet publike.
Ndërsa konfirmoi lajmin, gazetari Eraldo Rexho zbuloi se mbrëmja e tretë e Festivalit të Këngës do të sjellë duetet e nostalgjisë.
“Në natën e trete do të kemi 16 numra fantastik që jam i bindur që të gjithë do t’i pëlqeni dhe do t’i duartrokisni shumë. Janë këngë që ne i kemi dëgjuar, hite që i duam shumë. Jo domosdoshmërisht fituese të Festivalit të Këngës,” – u shpreh Rexho.
Gazetari Eraldo Rexho zbuloi në Euronews Albania disa nga emrat e njohur që do të performojnë sot në Festivalin e 61 të këngës. Rexho u shpreh se nata e parë do të presë emrat ‘big’ të këngës, duke nisur nga Fifi e deri tek Rovena Dilo
“Nuk do të doja të harroja ndonjërin se janë të gjithë artistë shumë të njohur. Në natën e parë do jetë Enxhi Nasufi, Fabian Basha, grupi Urban Band, Fifi, Two Farm, rikthimi i Kastro Ziso me 2 shokët e tij të gjimnazit, Luna Causholli, Rovena Dilo, uroj të mos kem harruar asnjë”, tha Rexho.