Rozë

Arbana dhe Eduarti zihen për djalin apo bëjnë shaka? Ja çfarë thotë prezantuesja: Ky do na gri nga lekët





Pak muaj më parë moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë. Arbana dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj e pagëzuan djalin e tyre me emrin Diell.

Arbana Osmani sjell në jetë djalin e dytë, partneri ndan foton e ëmbël: Lindi Dielli - Balkanweb.com - News24

Ndonëse nuk kanë postuar portretin e plotë të të birit, çifti kanë qenë aktiv në rrjetet sociale, ku kanë treguar se si ka ndryshuar jetesa e tyre tani.

Së fundmi, moderatorja ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën shfaqet djali i madh, Joni bashkë me Diellin teksa luajnë lojën e preferuar, ‘lego’.

“Do na grijë nga lekët me këto lego dhe ky tjetri më duket, Eduart Grishaj”, ka shkruar Arbana përmbi foto, duke bërë edhe humor mes tyre. Kujtojmë që edhe më herët Osmani ka treguar se ‘legot’ janë një ndër pasionet më të mëdha të Jonit dhe herë pas here blenë lojëra formuese.

Arbana Osmani merr dhuratën më të bukur nga djali





MË TË LEXUARAT

To Top