Rozë

Arbana Osmani humbet njeriun e dashur të jetës, rrëqeth me fjalët: O shpirt do më marr malli!





Sot është një ditë shumë e trishtë për moderatoren e dashur nga publiku, Arbana Osmani. Ajo ka njoftuar në rrjetet sociale se ka humbur gjyshin e saj.

Krahas një fotoje ku shihet me gjyshin e gjyshen e ndjerë, Arbana ka dhënë lajmin e hidhur duke e shoqëruar me fjalët prekëse: “Ma puth fort Nanën, o gjysh! Ah, sa do më marrë malli për ju”.

Kujtojmë që në shkurt të vitit që lamë pas, moderatorja humbi gjyshen e saj. Në atë kohë, ajo postoi një foto ku u shfaqën të dyja të buzëqeshura. “Sa shpirt të kam! Mirupafshim atje lart”, shkruante Osmani.





MË TË LEXUARAT

To Top