Reality show ka filluar në tetor, por shumë shpejt ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve duke u bërë kryefjala e çdo bisede tavoline, apo edhe e titujve të revistave rozë! A e dini që termi më i kërkuar në google gjatë 2021 nga shqiptarët është “Big Brother Vip”?
Lajmin e ka bërë me dije moderatorja e emisionit, Arbana Osmani përmes Instagram. “Big Brother VIP është termi më i kërkuar nga shqiptarët në Google për vitin 2021. Dhe të mendosh që nisëm në tetor”, shkruan ajo.
Big Brother Albania nisi transmetimin për herë të parë në vitin 2008. Që nga ajo kohë ka tërheqë pas vetes një gamë të madhe shikuesish të magjepsur për të parë se çka ndodh brenda një shtëpie të madhe për 3 muj pa pasur të drejtë me komunikimin nga jashtë.
Por këtë vit Vëllai i Madh ka vendosur që ta sjellë në një format të ri, jo me personazhe të thjeshta por me personazhe vip. Si zakonisht edhe kësaj here Arbana Osmani është moderatorja të cilës i besohet drejtimi i spektaklit çdo të martë dhe të premte.
Ajo ka marrë vëmendje të madhe edhe në rrjetet sociale sidomos në instagram ku ndan shpesh foto e video nga jeta profesionale por edhe private. Së fundmi ka zhvilluar një biseë virtuale me ndjeësit ku dikur prej tyre i tha se ti je Vëllai i Madh. Arbana vendosi të përgjigjej shkurt: “O zot” duke e shoqëruar shkrimin me emoji duke qeshë me lot.
Për këtë reality show, si asnjëherë më parë kanë qarkulluar edhe “teori konspirative” të shumta. Moderatorja historike e “Big Brother”, Arbana Osmani, e cila edhe këtë vit është në drejtimin e këtij programi, i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.