Luizi bëri një rrëfim dy ditë më parë gjatë një bisede me Kiarën, ku u shpreh se vuante nga një sëmundje dhe se duhej të kurohej. Por në spektaklin e sotëm, ai i hodhi poshtë këto duke u shprehur se po fliste për një shok. Megjithatë kjo deklaratë e banorit nuk u besua nga banorët, pasi Luizi u shpreh se nuk dëshiron ta mëshirojnë.
Një nga banoret që reagoi më emocionalisht ishte Kejvina, e cila shpërtheu në lot duke treguar se e ka të pamundur të vazhdojë programin.
Vetëm pak minuta më parë Arbana Osmani ka thënë se Luizi ndodhet në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ se dhe po bën analiza dhe skaner.