Rozë

Arbana rrëfen ngjarjen e rëndë që i ndodhi në dyqan: Ndjeva shumë keqardhje për veten

E pranojmë ose jo, jetojmë ende në një shoqëri ku gruaja shpesh konsiderohet si territor dhe plackë që mund të bësh ndaj saj c’të duash.

Është e pështirë të shohësh e dëgjosh njerëz që mbështesin e justifikojnë vepra të tilla si ajo e djeshmja në Pasukqan. Ja çfarë shkruan moderatorja Arbana Osmani në një status:

“Sot në mëngjes teksa paguaja një faturë në një kasë dëgjova fundin e bisedës mes dy gocave kasiere dhe rojës së dyqanit.

Roja, i veshur me këmishë të bardhë e kravatë u duk se i vuri vulën bisedës: “Hajd, se do ketë arritur atje ku nuk mban më. Mirë ua ka bërë!”

E ndjeva aq keqardhje për veten, për vendin tim, për fëmijët e mi, e për të gjitha gratë e vajzate këtij vendi. Por, edhe për burrat si ky roja që vetëm burra nuk janë”.

Mentaliteti i kalbur mαskilist vijon prej brezash në shoqërinë tonë. Akoma gjejmë mendësi të prapambetura ku thuhet se të lindesh burrë është ende privilegj, ndërsa të jesh grua është taksirat.

MË TË LEXUARAT

To Top