Dy ditë më parë, Arbana Osmani njoftoi vetë në rrjetet sociale se është bërë nënë për herë të tretë. Ajo dhe Eduarti u bënë prindër të një vajze, Zoi.
Siç shprehet edhe Arbana në Instagram, vajza ishte e shumë pritur si nga ajo dhe nga partneri.
Sot moderatorja shumë e dashur e publikut ka lënë spitalin dhe Zoi ka shkuar për herë të parë në shtëpinë e saj.
Babai Eduarti është kujdesur që kjo ditë të jetë speciale dhe e ka kthyer shtëpinë në një kopsht të bukur rozë, me lule, tortë e tullumbace.