Rozë

Arbër Hajdari thumbon Luizin dhe Xhonatanin: Respekti nuk fitohet

Gjatë spektaklit të madh të “Big Brother VIP2” u komentua mënyra se si Luiz Ejlli foli për herë të parë me Xhonatanin, banori më i ri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Pasi dola nga dhoma ku po qëndronte me Efi Dhedhes, këngëtari i njohur doli jashtë dhe pyeti se kush i kishte zënë krevatin. Në momentin që Xhonatani tha ‘unë’, Luizi i tha gjithë nerva: “Liroje, çohu”.

Këtë mënyrë komunikimi e komentoi opinionisti i BB VIP2, Arbër Hajdari, i cili tha se “ju duk sikur kishim të bënim me toka të nxanme”.

“Reagim tipi i një toke të zënë. Nuk mendoj se Big Brother është keq për krevat. Në këtë botë respekti fitohet. Në momentin që një njeri reagon në atë mënyrë dhe të thotë çohu dhe ti çohesh dhe nuk kërkon respekt për veten tënde. Duhej të kishte reaguar më ndryshe se sa ti bindeshe një urdhri të prerë që more”, tha Arbëri.

Nderkohe Efi Dhedhes dhe Luiz Ejlli fituan “Voice of Big Brother VIP” dhe si shpërblim i dërguan në një dhomë të veçuar brenda shtëpisë, ku duhej të kujdeseshin për një kukull. Vëllai i Madh u ofroi banorëve të tjerë një mënyrë për t’i nxjerrë ata nga ajo dhomë, duke hequr 10 mijë euro nga çmimi i madh. Shumica e tyre votuan për të dalë Efi dhe Luizi dhe kjo ngriti shumë debat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Efi gjatë prime-t të sotëm tha se kur po merrej vendimi nëse do dilnin apo jo, i erdhi keq që u fol vetëm për Luizin dhe nuk menduan për të.

“U dhanë pjesë të bukura, por dita e nesërme ishte e mërzitshme. Momenti që kam dalë nga rulota, më është rikthyer ankthi. Amosit ia kam treguar këtë, dhe u zhgënjeva nga ai.

MË TË LEXUARAT

To Top