Dj Dagz natën e marte u eliminua nga shtëpia e famshme e “Big Brother VIP”. Këtë më së shumti e vuajti Einxhel Shkira, partnerja e tij që ska shumë kohë që edhe krijuan lidhje.
Jo vetëm që e mbylli mbrëmjen me lot por edhe mëngjesin e nisi e mërzitur kur e kujtonte se si DJ Kosovar e zgjonte nga gjumi. Por, këtë gjë si duket nuk e besojnë Arjola dhe Monika të cilat së fundi kanë përshpëritur me njëra tjetrin dhe me shaka i kanë komentuar veprimet e gazetares Shkira..
Arjola me zë të ulët i rrëfente Monikës si e shihte atë duke qarë ku sipas saj ishte shtirje, e më pas Monika e vazhdon duke thënë “Bëri sikur e qau”.