Rozë

Ardian Bujupi hap valixhen e Ledri Vulës/ Do habiteni se çfarë ka brenda dhe sa shumë

Ardian Bujupi dhe Ledri Vula ndodhen në Durrës ku po xhirojnë dhe klipin e tyre të parë. Nga ajo që kemi bënë re në rrjetet sociale kënga e tyre do të titullohet “ Gelato” dhe ajo do të vulosë duetin e parë të dy këngëtarëve.

Por kur “jeton” për disa ditë me një njeri ke luksin të mësosh shumë gjëra për të. Ja përshembull Ardiani na ka zbuluar se në valixhen e Ledrit mund të gjesh atlete pafund, që janë aksesorët e preferuar të një ish-basketbollisti.

Të dy artistët janë pozicionuar shumë mirë në showbiz këto kohë, të dy kanë publikuar këngët respektive por shumë shpejt do të na ëmbëlsojnë sëbashku me një “akullore”.

Kujtojmë gjithashtu që Ardiani dhe partnerja e tij ishin të ftuar edhe në ditëlindjen e Sarës, partneres së Ledrit.

Shiko foton:

MË TË LEXUARAT

To Top