Prej pak ditësh moderatori Ardit Gjebrea ka zbluar se ndodhet në Dubai ku ka pritur atje edhe ndërrimin e viteve.
Nëpërmjet një fotoje me bashkëshorten dhe të bijën, Arditi uron të gjithëve festat:
“Familja jonë ju uron të gjithëve një Vit të Ri të paqtë, të mbarë e me plot shëndet.
Mirënjohje për gjithë dashurinë që na dhuroni dhe Zoti ju bekoftë me të mira.”, shkruan Gjebrea.
Por mes shumë urimesh bie në sy komenti i të birit i cili duket e në pamundësi nuk i është bashkuar dot familjes.
“Më mungoni pafund”, shkuan Joni.
“Ta dish ti…”, i kthehet Gjerbra dhe me këto komente kanë emocionuar të gjithë familjarët të cilët janë në pamundësi të bashkohen për të festuar me njëri-tjetrin.