Rozë

Ardit Gjebrea feston 30 vite martesë me të shoqen, do habteni se çfarë dhuratash i kanë bërë njeri tjetrit





Moderatori i njohur i Tv Klan Ardit Gjebrea përmes dy postimeve në Instastory ka treguar se sot ai dhe bashkëshortja e tij Anila festojnë 30-vjetorin e martesës së tyre. Ata kanë kurorëzuar dashurinë në martesë 30 vite më parë dhe ajo ditë ka qenë me shumë shi, por mjaft e bekuar dhe me fat për të.

Kjo është familja e Ardit Gjebreas (FOTO) - Privé - Faqja Zyrtare

Gjebrea ka zbuluar se në këtë ditë të veçantë ata kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin tufa me lule si shenjë dashurie për të gjitha këto vite të lumtura martesë.

“Ka qenë një martesë me shi para 30 vitesh, gjithë bekime e fat për mua”, ka shkruar Arditi përkrah fotos së trëndafilave të kuq duke etikuar dhe Anilën.

Në postimin e dytë Arditi shkruan: “Ja dhe 30 trëndafila nga zemra ime me 2 bebat në mes”. Në këtë tufë me trëndafila të bardhë shihen dhe dy trëndafila të tjerë në mes, një blu për Jonin dhe një rozë për Annën.





MË TË LEXUARAT

To Top