Temperaturat tepër të larta në fundin e muajit korrik kanë sjellë këto ditë rreshje shiu në të gjithë vendin.
Moti i paqëndrueshëm duket se i ka prishur planet e të gjithë pushuesve, përfshirë këtu edhe personazheve të njohur të cilët janë duke shijuar jugun e Shqipërisë.
Edhe moderatori i njohur, Ardit Gjebrea duket se ka provuar të njëjtin fat pasi aktualisht ai ndodhet në Sarandë.
“Doli dielli”, ka shkruar Arditi në foton ku shfaqet në mes të detit dhe i është gëzuar rrezeve të sotme.