Një debat i fortë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në studion e Open, ku gazetari Arian Çani tha se Rama ka bërë pazare me Erdogan për interesa tërësisht personale.
Çani tha se në se një takim mes Turqisë dhe Greqisë do të mbahej në Tiranë, kjo do të ishte një superpazar, ndërsa analisti tjetër Dritani Hila i kujtoi që të mos kalonte caqet.
Pjesë nga debati: Çani: Nëse ky takim mbahet në Tiranë, ka një Pazar shumë të madh në mes.
Hila: Po thuaje pra, cili është pazari.
Çani: Duhet të jesh budalla për të mos e kuptuar. Unë e thashë.
Hila: Tregoje me fakte. Cili është pazari. Mos i kalo caqet tani.
Çani: Nuk ka nevojë të kesh fakte. Sa për caqet Hila ti e di që unë nuk pjerdh shumë, mos mi kujto ti mua caqet. Unë jam gazetar dhe si gazetar do të tregoj anën tjetër të medaljes. Unë këtu nuk mund të dalë si naiv, dhe të flas me gjuhën e një zyrtari të shtetit.