Lajme

Arjan Çani: Shqiptarët kanë shumë nivel të ulët, hanë, pinë, flenë dhe dhj…

Arjan Çani e konsideron “shumë të ulët” nivelin e shoqërisë shqiptare në përgjithësi dhe thotë se vetëm pak njerëz shqetësohen vërtet dhe informohen se çfarë ndodh në vend dhe në botë.

“Shumica vetëm hanë, pinë, dhj**in dhe flenë”, deklaroi Çani. Ylli Rakipi: Shpesh themi në mënyrë të shkujdesur që jemi pak popull primitiv. Jemi vërtet Arjan? Përshembull Faik bej Konica nuk ka lënë gjë pa thënë, por i rezultojnë shumë të vërteta sot.

Arjan Çani: Unë them, që me përjashtim të disa banorëve që jetojnë në qendrat e qyteteve kryesore, mund të gjesh njerëz që lexojnë pesë libra, informohen, janë të shqetësuar për botën, jo vetëm për hallet e tyre. Pjesa më e madhe, më rezulton që niveli i shoqërisë është shumë i ulët.

Njerëzit, shumica e tyre, dhe kjo nuk është fyerje sepse nuk është faji i tyre, shumica janë njerëz totalisht bazikë, që ngrihen në mëngjes, kur kanë punë bëjnë një punë, hanë, pinë, dhj***n dhe flenë. As nuk informohen dhe as nuk shohin çfarë ndodh në botë. Këta janë pafund.

MË TË LEXUARAT

To Top