Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që doli nga “Për’puthen” këtë sezon. Ata arritën mes shumë peripecish e situatash ta finalizonin lidhjen e tyre.
Pas daljes ata kanë qenë prezentë në disa intervista dhe së fundmi ishin te “Në Fermë” e “Top Channel”. Gazetari Ervin Kurti, autori i rubrikës, po i pyeste rreth lidhjes së tyre dhe ai i bëri një pyetje shumë nga cmuese.
“Nëse e zëmë se ju do fejoheni zyrtarisht pas disa javësh, nga Për’puthen kë nuk do ftonit?”- i ka nguc gazetari Ervin Kurti.
“Opinionistin e nderuar Arjan Konomi”– u përgjigj Bashkimi. Arjani, ka qenë ai i cili nuk ka besuar dhe vazhdon ende nuk beson te lidhja midis tyre. Sipas Arjanit sapo të mbarojnë disa intervista e promocione ky “çift i shqyer”, siç i quan ai, nuk do të ekzistojë më.
Kujtojmë se Alvisa dhe Bashkimi para disa javësh të ftuar te “Shqipëria Live” pohuan se nuk janë ende çift, por se po njihen.
Ndërsa Bashkimi i ftuar nga “Prive” Bashkimi tregoi se i ka kërkuar Alvisës të mos nxitohen pasi kanë të gjithë kohën e nevojshme të njihen jashtë, pa kamera.
Ata kanë kontakte edhe me familjet e njëri-tjetrit, ndërsa përsa i përket planeve për të ardhmen, kanë biseduar që të qëndrojnë në Tiranë.
Bashkimi u shpreh se e kupton pjesën që Alvisa nuk dëshiron të shkëputet nga jeta e saj, teksa pranon se ai vetë është ambientuar po ashtu me Tiranën, ndaj s’do ta kishte të vështirë.
Për më tepër, ai tregoi se në shtëpinë e tij në Mitrovicë kishte tashmë edhe një dhomë për Alvisën. Pra, duket se gjërat mes tyre po shkojnë mirë.