Opinionisti Arjan Konomi nuk i ka kursyer kritikat për Elvisin në lidhje me sjelljen e tij në takimin me Sindin.
Arjani e përgëzoi për mënyrën e të folurit por u shpreh se në takime nuk di të flasë e të komentojë dhe me vajzat e Për’puthen nuk ka lidhje sepse ka pasur për pla sje të forta me to.
Arjani: Ju krijoni një gjendje si në takim të parë, pyetje, pastaj ngrini sytë nga qielli. Atje nuk ishit as miq.
Elvisi: Nuk e kuptoj realisht si i nxjerr konkluzionet nga një pjesë që e thua në pjesëne parë të emisionit pastaj në tjetrën. Njëherë thua se dukesh si pemë, pastaj tjetër gjë.
Arjani: Sindin e pashë si djalë, ty si vajzë. Ajo që bëre ishte si klet. Ti di të flasësh shumë bukur dhe të kemi përgëzuar, por kur je në debate në studio di të flasësh e të argumentosh shumë mirë, por në takime nuk e ke këtë aftësi vëlla. Ti je i vetmi djalë që ke pasur konflikt të fortë me femrat, je zënë ashpër me Melisën, me Sindin, me Anën dhe për të gjitha vajzat ke thënë nuk dal më, nuk kam punë më. Tani pse ke ardhur, për talk show apo për të njohur vajzat? Me vajzat këtu nuk ke lidhje fare.
Elvisi: Këtu kam ardhur për të gjetur një person që më meriton. Po më pëlqeu do i them dhe Borës. Nëse një vajzë nuk dua të dalë në takim me mua, nuk dua t’ja them.