Arjani i bëri një kritikë djemve duke i thënë se ata duhet t’i komplimentojnë vajzat sepse në këtë mënyrë do i bëjnë për vete.
“Është një fjalë në italisht ‘corteggiamento’, në shqip do të thotë ‘të miklosh’, por asnjë nga ju s’e di. Pra ju kërkoj t’i bëni vajzat për vete. T’i thoni fjalë të mira, t’i vlerësoni tiparet. Nuk dëgjova një djalë t’i thotë një vajze më pëlqejnë këmbët e tua, flokët e tua, fundshpina jote se atë shohin djemtë. Pra të mikloni”, tha Arjani.
Ndërkohë gjatë emisionit pati edhe një debat me Sindin duke thënë se ajo afrohet me djemtë në prapaskenë dhe ka qëllime tinëzare për t’i bërë djemtë për vete.
Pas debateve në studio, Fatma Haxhialiu, e cila është gjithashtu opinioniste e “Përputhen Prime”, ka reaguar me një status në Instastory ku shprehet se vajzat nuk janë lodra s*ksuale dhe komplimentat për trupin nuk janë vlerësim.
“Në botë ha gjoba të mira kur i bën në rrugë, lëre pastaj t’i promovosh në ekran”, shkruan Fatma. Statusi i plotë: ”
E dashur Sindi ishe shumë e qartë në argument dhe kush do, di të kuptojë! Dhe meqënse po të aku zojnë se flirton me djemtë pas kuintave, kjo tregon që mesa duket paske shkuar vërtet për të gjetur dikë aty brenda!
Gjuha s* ksiste në këtë emision është to kstike dhe e never itshme!
P.s: Të komplimentosh të pasmet, shalët, gj*ksin e një vajze dhe jo karakterin e saj nuk është vlerësim meqënëse ra fjala…dhe sa gjynah që Shqipëria është ende në këtë derexhe mentaliteti. Meqënëse ra fjala kjo quhet catc alling në botë dhe ha gj ob a të mirë kur i bën në rrugë, lëre pastaj t’i promovosh në ekran. Gratë dhe vajzat nuk janë lodra s*ksuale, as kukulla me kurdisje dhe kanë ca gjëra më shumë për të ofruar veç trupit!
Elvis respekte, më rikthehet shpresa për rininë tonë kur dëgjoj djem si ti në argumentim!”