Rozë

Arjola Demiri habit me rrëfimin: Një grua më ndihmoi gjatë periudhës së vështirë, po ra në dashuri me mua

Në mbrëmjen e së martës në Big Brother VIP ka pasur disa rrëfime interesante. Para banorëve është transmetuar loja javore, ku secili prej tyre kanë qenë të detyruar të tregojnë nga një sekret jetësor.

Teksa ka pasur sekrete nga më të ndryshmet, duket se më interesanti ka qenë ai i aktores Arjola Demiri. Aktorja me prejardhje nga Tropoja, e cila e ka bërë të ditur për publikun historinë e saj të vështirë të jetës, ka zbuluar një sekret që lidhet me këtë pjesë.

‘Xhbanja’ e hit-serialit të dikurshëm “O Sa Mirë” tha se në një periudhë të vështirë të jetës, një grua i ishte ofruar për ndihmë.

MË TË LEXUARAT

To Top