Rozë

Arjola Demiri nuk i ka mirë punët me Donaldin/ Por nëna e saj habit me fjalët që thotë për të

Arjola Demiri ishte e ftuar dje në “Wake Up” ku foli për eksperiencën në BBV, që e cilësoi si eksperiencën më unike në jetën e saj, për marrëdhëniet që ka me ish-banorët, për shoqërinë me Ilirin dhe Monikën etj.Gjithashtu, Arjola sqaroi ata që mendonin se produksioni i BBV nuk ia kishte dhënë apartamentin që ia bënë dhuratë.

Apartamenti i ri i Arjolës është në ndërtim e sipër dhe ajo ka filluar që tani të mendojë për arredimin.Arjola foli gjithashtu edhe për ofertat e shumta që ka marrë nga televizionet, ku për momentin atë do e shohim në dy programe të reja në Kosovë. Dihet që tropojanja është shumë e lidhur me Kosovën.

Gjatë intervistës së fundit të Arjola Demirit në “ëake Up”, hyri si surprizë nëpërmjet Skype-t mamaja e Arjolës, znj. Hasime, e cila është mjaft simpatike.Ajo tregoi se si e ka përjetuar eksperiencën e së bijës në Big Brother, ndërsa nuk veçoi asnjë kur u pyet se kë pëlqente tjetër përveç Arjolës. Mirëpo ajo që habiti ishte deklarata e saj për Donaldin, banor me të cilin Arjola ka pasur herë pas here debate të mëdha.“Faktikisht u lidha me të gjithë pa përjashtim dhe kur ishin ato situatat e vështira me Donaldin.

Më thoshin që epo Donaldi po bën kështu, po bën ashtu, por që unë e përjetoja njësoj siç po e përjetonin njerëzit e Donaldit, sepse ai kishte ndër situatat më të vështira brenda shtëpisë së BBV”, tha mamaja e Arjolës.

MË TË LEXUARAT

To Top