Aktorja Arjola Demiri ka qenë e pranishme në iftarin e shtruar nga kryeministri Edi Rama për besimtarët myslimanë, me rastin e muajit të Ramazanit.
Në Instagramin e Arjolës nuk mungoi një foto me Ramën ku e quajti edhe më të mirin.“Me një artist të përjetshëm. Kryeministri më i mirë”, shkruan Arjola krahas fotos me kryeministrin.
Por duket se ndjekësit do t’ja kujtojnë gjatë këtë deklaratë aktores dhe nuk mungojnë komentet në Instagramin e saj.“Tropojane dhe komuniste, të dya bashkë nuk shkojnë vallah veç shnosh”, i shkruan një ndjekës.Kujtojmë se Arjola Demiri ka shprehur shpesh më herët ambicien për të qenë pjesë e PS.
Arjola do që të bëhet deputete: Tropojane dhe komuniste, nuk shkojnë bashkëIsh banorja e BBV gjithashtu ka shprehur ambicie për t’u bërë deputete pas përfshirjes së saj në politikë, si mbështetëse e Partisë Socialiste.A do bëhet apo jo depuetet këtë nuk e dimë pasi duhen dhe 3 vite sa të vijnë zgjedhjet e tjera të përgjithshme dhe ndosta deri atëherë do kenë ndryshuar shumë gjëra.Por për momentin, Arjola vazhdon të jetë pjesë e trupës së Portokallisë në cdo fundjavë dhe shumë shpejt ka paralajmëruar që do të vijë me projekte të tjera në televizion.