Gjatë debateve mes Donaldit dhe Einxhel situata nisi të tensionohej. E gjitha nisi për shkak të ngjarjeve kur banorët kanë qenë jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Donaldi e akuzoi Einxhelin se ajo është munduar t’i bëjë keq atij në të gjitha mënyrat duke përmendur edhe situata dhe njerëz nga jashtë.
E këto kishin të bëjnë edhe me moderatoren, Bora Zemani për të cilën Einxhel i kishte thënë Donaldit, “ke lënduar njerëz”.
Në vazhdimësi të debatit, ndërhyn Arjola e cila i bën pyetjen direkt Donaldit se a ndihej keq që ka qenë i lidhur me Borën? Kujtojmë që Beniada dhe Iliri janë dy finalistët e parë, ndërsa dy të tjerët do të zgjidhen sonte. në spektaklin e sotëm janë në votim 4 banorë:
Donaldi, Einxhel, Arjola dhe Monika, vetëm 2 prej tyre do shkojnë në finale, dy më të votuarit nga publiku, ndërsa dy të tjerët duhet të largohen nga shtëpia.