Moderatorja e emisionit “Ditë e re” Arjola Shehu është në kërkim të një bashkëprezantuesi për të moderuar emisionin që transmetohet çdo ditë nga ora 07:00 – 10:00.
Arjola vendosi të pyesë ndjekësit e saj se kush mendon ajo se duhet ta shoqërojë dhe ndër propozimet ishte edhe emri I ish kryetarit të PD-së Lulzim Basha
Ky propozim shkaktoi dhe batuta gjatë emisionit mes Arjolës dhe Kryeredaktores së emisionit “Ditë e Re” Lili Saraçin. Mos e humbisni videon.
Arjon Muça s’do të jetë më pjesë e “Ditë e Re” në RTV Ora. Por misioni vazhdon. “Ky program nuk ndalon. Do ta vijoj vetë nga ora 07:00 – 10:00” tha Arjola Shehu sot në prezantimin e emisionit, një ndër më të ndjekurit në fashën e mëngjesit.
Emisioni “Ditë e Re” ka nisur vite më parë dhe shumë personazhe kanë ndaluar në stacionin e këtij emisioni dhënë kontributin e tyer dhe më pas vijuar karrierën me projekte të tjera.
“Ky është një program që ka nisur vite më parë. Shumë personazhe kanë ndaluar në stacionin e emisionit “Ditë e Re” Si më iku Kelvi më erdhi Arjoni, por unë do ta vazhdoj emisionin nga e hëna në të premte” thotë moderatorja e njohur Arjola Shehu.