Arrihet një marrëveshje mes palëve, Shqipëri- Greqi, sipas të cilës sot deri në orën 22:00 të mbrëmjes, do të lejohen të kalojnë qytetarët që janë duke pritur në radhë në pikën kufitare Kakavijë, pa u kërkuar testin e COVID-19.
Ndërsa nga nesër qytetarët duhet të kenë bërë testin e Covid në 72 orët e fundit. Testi është i detryueshëm për të gjithë ata që do të kalojnë kufirin.
Kësisoj, për ditën e sotme nuk do të futet në fuqi kuota ditore prej 750 personash, por duke filluar nga nesër nuk do të lejohet të kapërcehet ky numër.