Beniada Nishani është një nga banore më të dashura të Big Brother Vip. Modelja shqiptare e cila është rritur në Itali shpesh është bërë virale në rrjetet sociale për shkak të mënyrës së të folurit.
Ajo jo rrallë ka treguar se nuk e ka pasur të lehtë të arrijë suksesin e saj si modele në Itali, pasi i është dashur të punojë shumë dhe të sakrifikojë shumë gjëra. Në një bisedë me Trixën ajo i kishte treguar se babai i saj nuk e kishte ndihmuar financiarisht ndaj Beniada e kishe akoma më të vështirë këtë rrugëtim.
Ndërkohë në një bisedë me Donaldin, Arjolën e Tanin, Beniada ka treguar se në moshën 30 vjecare ka blerë për herë të parë cantë firmato.
Theksojmë se Beniada shquhet jo vetëm për pozitivitetin e saj por edhe modestinë dhe thjeshtësinë e saj. SHIKO VIDEON
Ajo rrallë herë është përfshirë në debate por një të fundit e kishte me banorin e ri Tanin. Raporte të mira ndanë me Donaldin me të cilin shpesh edhe ngacmo hen me fjalë ashtu si edhe mbrëmë. Teksa rrinin në dhomën e gjumit Beniada ngacmoi Donaldin duke i thënë se bën kot si i sëmurë, ke nevojë për vëmendje.