Rozë

”As me shoqet s’e lë të pi kafe”/ Ana ia nxjerr të gjitha Andit: Ai është shumë xheloz për Melisën

Andi dhe Melisa ishin  ftuar në “Përputhen Prime”, ku zbuluan të reja rreth marrëdhënies së tyre. Melisa tregoi se Andi është shumë xheloz, por nuk e shpreh.

Në bisedën e tyre ndërhyri dhe Ana Lleshi, e cila është tashmë konkurrente në program. Ajo tha se Andi nuk e lë Melisën as të dalë me shoqe.

Andi tha: Unë ku ta gjej të dalë kjo se s’më le të dal me çunat. Ndërhyri Ana dhe tregoi: Andi e lë të dalë, Melisa lyhet pispilloset dhe pa ardhur ushqimi në tavolinë, kjo të çohet të ikën nga tavolina se po vjen Andi ta marrë.

Andi i drejtohet Anës: Po sa herë të kam thënë shyqyr, merre dhe herë të tjera. Ana: Ma thuaj një herë që e ke lënë ta hajë atë darkë. Asnjëherë

Andi: Kur dal unë nga shtëpia, vë një kapele në kokë, një palë tuta, një palë atlete kurse kjo del me taka. Melisa: Unë dal me taka? Joo për Zotin. Unë e shpreh më shumë xhelozinë, por ky është më shumë xheloz.

MË TË LEXUARAT

To Top