Lajme

”As në mledhje s’shkojnë më”, sociologia shqiptare: Prindërit nuk duhet të shqetësohen për notat, por për sjelljen e fëmijës

Sociologia, Marsida Simo në një lidhje me Skype për “Abc-ja e mëngjesit” foli për rolin e prindërve dhe mësuesit në edukimin e fëmijëve dhe ndikimin e rrjeteve sociale tek ta. Simo vuri theksin tek neglizhenca e prindërve ndaj fëmijëve dhe tek modeli që ata kanë përqafuar për t’i edukuar.

Këtu fjala merr dhenë"... Pse adoleshentët nuk flasin për seksin me mjekët e familjes në rrethe - Gazeta Si

Sipas saj, prindërit kanë trashëguar modelin e tipit “jo nuk duhet, mos se është tu rp”. “Kohët e fundit vihet re një tendencë kur prindërit merrnin më pak pjesë në takimet me prindër sepse dhe efekti po humb, po bëhen thjesht një rol prezantues me notat dhe prindërit janë të fokusuar tek shifrat dhe jo tek sjellja e tyre.

Ka raste kur mësuesi mund ta njohë më mirë fëmijën sesa vetë prindi sepse në shtëpi kalon më pak kohë dhe vetë prindi duke qenë se nuk merret shumë me të, nuk e njeh plotësisht. Gabimet, traumat, shtrëngimet që pëson në familje i shfaq në shkollë, sidomos kur është nën presionin e moshatarëve”, tha sociologia.


MË TË LEXUARAT

To Top