Leximi

As që pyeti fare, shqiptari e tha me krenari para gruas: Po e kam bërë me shefen suedeze kam gjysmën time atje, kam dhe një djalë me të





Pjesë e rubrikës “Shihemi në G jyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë një çift bashkëshortësh të cilët prej kohësh kanë pasur probleme.

Ata kanë jetuar 5 vite në Suedi, ku bashkëshorti Kastrioti e trad htoi Imeldën me shefen e tij suedeze. Sipas saj ai ikte me ditë të tëra nga shtëpia dhe nuk i interesonte se kishte gruan dhe 4 vajza në shtëpi, ku njëra prej tyre është edhe me probleme shëndetësore.

Pas një diskutimi të fortë ku Imelda e refuzonte dhe i thoshte se nuk e do më, u zbulua se Kastrioti kishte lindur me dëshirë edhe një djalë me të, pavarësisht çdo gjëje.

Eni Çobani: Nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë nga një burrë shqiptar që kishte krenari kaq të madhe.

Kastrioti: Vetëm 1 ishte. Ardit Gjebrea: Kastriot ke 4 vajza dhe paramendo që këtu është një nga vajzat e tua dhe aty është bashkëshorti i saj që flet në këtë mënyrë, si do të të vinte?

Kastrioti: Janë çështje private, nuk mund të ndërhyj në jetën familjare të dikujt tjetër.

Kastrioti nuk e ka problem që të pranojë tradhtinë bashkëshortore, nuk e konsideron as gabim, por thjesht një gjë që e ka sjellë jeta dhe nuk e konsideron si diçka të rëndë.

Eni Çobani: Pse vazhdon ende me të, do të kthehesh tek ajo?

Kastrioti: Normal që dua të kthehem se aty është gjysma ime atje. Imelda: Shikoje moj zonja Eni çfarë thotë, ai ka për të treguar një gjë tjetër më të madhe.

Kastrioti: Kam lënë dhe unë diçka atje. Imelda: Ta dëgjojnë të gjithë se kush është Kastrioti.

Ardit Gjebrea: Kastriot mos më thuaj që ke bërë ndonjë fëmijë me të.

Imelda: Po zoti Ardit ka.

Kastrioti: Këtu ka tr adhti nga brenda.

Ardit Gjebrea: Të betohem që nuk dija gjë, madje as rastin nuk e dija.

Eni Çobani: Kjo gjëja e fundit Kastriot të lë pa frymë.

Ardit Gjebrea: Për çfarë e bërë fëmijën nëse nuk e doje suedezen?

Kastrioti: Po do s’do ti ndjen diçka, bën një fëmijë.

Ardit Gjebrea: Po mirë mo si do rritet ai fëmijë pa baba?

Kastrioti: Unë i kam dhënë të gjitha të mijat zoti Ardit dhe thjesht nuk më kanë dhënë atësinë dhe për këtë është problemi.

Imelda nuk ka dashur që ai të vazhdojë l uf tën për t’i dhënë atësinë fëmijës prandaj ajo i kërkon atij të shkojë të jetojë me suedezen dhe atë ta lejë të qetë.





MË TË LEXUARAT

To Top