Rozë

As Qetësori s’ishte gjë kundër Luizit, Eduarti bind aktorin e ‘Portokallisë’ të futet në ‘Big Brother’

“Big Brother VIP” sapo i janë bashkuar 6 banorë: Elvisi, Qetsori, Fotinia, Jori dhe Antoneta.Si thoni për një tjetër? Për Rezart Veleshnjën për shembull?

Në fakt ka qenë vetë aktori ai që ka nxitur dyshimet se mund të jetë pjesë e formatit. Rezi ka postuar një foto me regjisorin e BBVA, Eduart Grishaj, duke shkruar krah saj:

“Si mendoni a të futem në Big Brother?”Nuk dihet nëse është thjesht një ng acmim i aktorit apo ai realisht po mendon të bëhet pjesë e formatit.

Vlen të theksohet së të dielën nis sezoni i ri i “Portokalli” pjesë e të cilës Rezi është prej shumë vitesh. Nëse i bashkohet reality-showt kjo do bënte që të shkëputej nga emisioni i humorit përkohësisht.

Gjatë këtij sezoni të BBV ka pasur shumë aktorë që janë bërë pjesë e formatit por pjesa më e madhe e tyre janë eliminuar herët.

Kujtojmë se Herion Mustafaraj dhe Gent Hazizi ishin ndër banorët e parë që lanë shtëpinë, më pas iu bashkua edhe Amosi. Aktualisht janë dy aktorë në shtëpi, Olta dhe Vis Pupa.

MË TË LEXUARAT

To Top