Këngëtari Robert Berisha ishte pjesë e rubrikës së emisionit “Mirage” ku duhet të zgjedhë mes dy personazheve të njohur. I pyetur se kë zgjedh mes Besim Dinës dhe Alaudin Hamitit, ai tha emrin e këtij të fundit.
“Alaudini më ka ftuar disa herë në emisionet e tij kurse Besim Dina e dinë vet pse nuk më ka ftuar kurrë, edhe kurrë nuk do ta ftoj as kurrë nuk do ta ftoj”, tha Roberti duke shpjeguar edhe arsyen pse po e bën këtë deklaratë: “As Sinan Vllasaliun as Robert Berishën nuk i ka thirr kurrë, e din ai pse”.
Mes shumë personazheve të njohur, Roberti u pyet gjithashtu se me kë do të donte të kalonte një natë, me Bleona Qerretin apo Fjolla Morinën?
“A bën të dyja, i kam shumë shoqe të mira, shumë kolege të mira por Bleonën”- u përgjigj ai.
Në rubrikën “Kë zgjedh” Robert Berisha u vendos përballë personazheve të ndryshme dhe ja zgjidhjet e tij:
Xhensila Myrtezaj apo Kida?
-Kida
Tayna apo Melinda?
-Tayna
Ledri Vula apo Capital T?
-Ledri Vula
Adelina Ismaili apo Leonora Jakupi?
-Leonora Jakupi sepse është e Drenicës.
Dj Pm apo Dj Dagz?
-Pm
Soni Malaj apo Vesa Luma?
-Soni Malaj
Elvana Gjata apo Dafina Zeqiri?
-Elvana Gjata
Bardhi apo Gjesti?
-Bardhi
Fifi apo Arjola Demiri?
-Arjola Demiri
Beatrix Ramosaj apo Bora Zemani?
-Beatrix sepse e ka emrin me shkronjën B… sepse më pëlqen më shumë
Sinan Hoxha apo Sinan Vllasaliu?
-Sinan Vllasaliu
Nora Istrefi apo Era Istrefi?
-Nora Istrefi