Lajme

”Askush nuk e parashikon atë”/ Presidenti i Azerbajxhanit flet për Putin: Ai është rezistent ndaj asaj që po bën BE

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev, duke folur për mediat ruse për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, vuri në dukje se Rusia do t’i rezistojë sanksioneve.

Vladimir Putin: A Former KGB Agent Who Has Now Started A War

“Është e vështirë të parashikohet, por sinqerisht, ky është fillimi i një procesi të gjatë. Sinqerisht, kur presidenti rus mori vendimin e tij (duke njohur pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut), mendoj se ai e kuptoi që ky proces do të zgjaste më shumë. Sanksionet në fakt do të ndihmojnë prodhuesit rusë të reduktojnë varësinë e tyre nga importet.”-tha Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

Duke theksuar se Rusia është “rezistente” ndaj të gjitha llojeve të sanksioneve Aliyev tha se ai mendon se Putini e ka marrë parasysh këtë kur ka marrë vendimin e tij për të “vepruar”.

MË TË LEXUARAT

To Top