Lajme

”Ata kaluan afër shtëpisë, kemi një të porsalindur po rrimë në bodrum”/ Rrëqeth 50-vjeçari nga Ukraina: Na ndihmoni!

Rrëqeth rrëfimi i një qytetari nga Kharkin i Ukrainës, i cili thotë se tanket rus ishin vetëm pak kilometra larg shtëpisë së tij. Në një intervistë për BBC 50-vjeçari nga Kharkiv thotë se ka parë tm errin me sytë e tij, teksa shumë mjete ushta rake dhe trupa të arm atosur kalonin afër shtëpisë.

“Ne po rrimë në shtëpinë tonë në një bodrum”, thotë qytetari ukrainas për BBC.

“Jam unë dhe gruaja ime, dy djemtë dhe mamaja ime 80-vjeçare, djemtë i mbajmë në bodrum shumicën e kohës. Ne kemi energji elektrike, shtëpi të ngrohtë, ujë dhe internet. Jo të gjithë janë kaq me fat. Ne thirrëm shoqen tonë që të bashkohej me ne – ajo ka një të porsalindur dhe një fëmijë të vogël. Por ajo nuk mund të rrezikojë për të ardhur deri këtu.”

Ai shtoi gjithashtu tha se beson se forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e plotë të Kharkiv, siç ka pretenduar dhe guvernatori i qytetit.

MË TË LEXUARAT

To Top